Rashica mund t’i bashkohet Hannoverit, por problem çmimi i madh që po kërkon Vitesse
Milot Rashica mund të largohet nga Vitesse qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.
E kjo nuk ka shkuar huq pasi është skuadra gjermane Hannover 96 që ka shprehur interesim për transferimin e Rashicës.
Mediat gjermane kanë raportuar se Rashica mund të jetë një lojtar i Hannoverit qysh në afatin kalimtar të janarit.
Por problem mbetet çmimi i madh që po kërkon Vitesse për ta lënë të lirë yllin kosovar.
Skuadra holandeze po kërkon së paku 10 milionë euro që ta lejoj transferimin e Rashicës në Hannover.
Gjithsesi klubi gjerman shpreson që Vitesse të ul kërkesat në shtatë milionë euro për të nënshkruar me Rashicën.
21-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në elitën e futbollit holandez këtë edicion ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.
Në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe Newcastle United dhe Napoli. /Telegrafi/