Rashica mungon dhjetë ditë
20 gusht 2019
| 13:28
Milot Rashica pritet të mungoj dhjetë ditë si pasojë e lëndimit të pësuar në ndeshjen e parë në Bundesliga. Lajmi konfirmohet nga gazeta gjermane “Bild”. Ylli i reprezentacionit të Kosovës u zëvendësua në pjesën e dytë ndaj Fortuna Dusseldorfit.
“Miloti ka një pësuar një lëndim në muskul. Se çfarë saktësisht ka Miloti, ne duhet të presim ekzaminimet mjekësore”, ka thënë Frank Baumanit, drejtorit sportiv të Werder Bremenit.
Lajm i mirë për Kosovën do është fakti se Rashica do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Çekisë dhe Anglisë.
/Epoka e re/