Rashica mungon ndaj Paderbornit?

10 qershor 2020 | 17:01

Milot Rashica vazhdon të jetë i lënduar dhe pas ndeshjes ndaj Wolfsburgut mund të humbas edhe përballjen e radhës ndaj Paderbornit.

“Rashica nuk ia ka dalë ende të rikthehet që pas ndeshjes me Frankfurtin. Nuk e di nëse do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Paderbornit. Rashica provoi gjithçka para ndeshjes kundër Wolfsburgut dhe nuk ia doli mbanë”, ka thënë Florian Koefeldt, trajner i Werder Bremen.

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Transfere, i kryesuar nga Hekuran Murati,…