Rashica: Ndaj Suedisë do t’i gëzojmë tifozët

07 tetor 2021 | 17:38

Ylli i dardanëve, Milot Rashica ka shprehur optimizëm se Kosova mund të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, e cila është e vlefshme për Grupin B kualifikues të Botërorit.

“Gjatë gjithë javës kemi stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se do të shkojmë për rezultat pozitiv. Në këtë grumbullim kemi pasur më shumë ditë në dispozicion së bashku dhe besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Duke pasur parasysh lojën e mirë kundër Spanjës ku, përveç rezultatit negativ, kemi krijuar shumë raste, shpresoj se në këtë ndeshje do të arrijmë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë rastet që na jepen dhe do t’i gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Rashica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri javën që vjen pritet…