Rashica, në dyshim kundër Nices
06 dhjetor 2017
| 10:01
Paraqitja e Milot Rashicës për Vitessen në ndeshjen kundër Nices në kuadër të Ligës së Evropës është në dyshim, kanë bërë të ditur të hënën mediumet në Holandë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, por reprezentuesi i Kosovës ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes në fundjavë kundër Feyenoordit. Aventura e Vitesses në Ligën e Evropës do të përfundojë të enjten. Është e fundit në Grupin K me vetëm dy pikë.
Lidere është Lazio me 13 pikë, Nice në pozitën e dytë me nëntë pikë, kurse Waregemi është në vendin e tretë me katër pikë.