Rashica në ‘Fadil Vokrri’
06 shtator 2019
| 16:47
Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica nuk është i gatshëm për ndeshjet kualifikuese ndaj Çekisë dhe Anglisë, pasi është i lënduar.
Mirëpo kjo nuk e ka penguar anësorin nga Vushtrria të jetë prezent në stërvitjen që mbajti Përfaqësuesja e Kosovës të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rashica ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Eroll Salihu dhe menaxheri Bajram Shala.
Rashica ka shkruar në “Facebook”: “Forca Kosova”
/Epoka e re/