Rashica në formacionin e javë në Bundesliga
30 shtator 2019
| 15:41
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai ka arritur që në ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmundit të shënoi njërin nga dy golat për skuadrën e Werder Bremen.
Pas paraqitjes së mirë, reprezentuesi “dardanë” është futur në formacionin e javës në Bundesligë për xhiron e 6-të.