Rashica në formacionin e javës në Turqi

17 shtator 2024 | 12:51

Milot Rashica ka qenë fantastik këtë javë me fanellën e Besiktasit, përkundër që skuadra e tij nuk ka marrë fitore. Ylli kosovar ka luajtur për 67 minuta në derbin ndaj Trabzonspor që përfundoi në barazim 1-1.

Anësori vushtrrias kishte 59 herë prekje të topit, dha tre pasime kyçe dhe krijoi edhe një rast të madh në këtë sfidë. Rashica fitoi gjashtë nga nëntë duelet e tij, bëri dy spastrime dhe tre ndërhyrje të sakta në top. Përkundër që nuk shënoi dhe asistoi, paraqitja e tij u vlerësua lartë nga SofaScore që i ka bërë vend në formacionin e xhiros së pestë në Superigën e Turqisë. 28-vjeçari këtë edicion ende nuk e ka gjetur golin në Superligën e Turqisë, teksa ka dy asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet,…