Rashica në formacionin e javës në Turqi

24 shtator 2024 | 12:05

Milot Rashica ka hyrë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë. Futbollisti kosovar pati paraqitje mjaft të mirë duke shënuar gol në fitoren 2:1 të Besiktasit ndaj Eyupspor në fundjavë.

Nga Sofascore, Milot Rashica u vlerësua me notën 8.4, më të lartën nga futbollistët që bëjnë pjesë në këtë 11-she dhe të njëjtë me portierin e Galatasarayt, Fernando Muslera. Është kjo hera e dytë që ylli kosovar zë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.

Formacioni: Muslera, Yavru, Stka, Heliton, Sen, Charisis, Rashica, Cham Saraqeviq, Hwang, Janvier, Dzeko.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Spanjës,…