Rashica në këtë muaj mund të largohet nga Bremeni
18 janar 2021
| 21:32
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, këtë muaj mund të largohet nga Werder Bremeni dhe të transferohet në një klub të ri.
Magazina gjermane “Kicker” raporton se Bremeni është në kërkim të një klubi blerës për 24-vjeçarin nga Kosova. Kohën e fundit është ftohur interesimi i klubeve gjermane, Bayer Leverkusen e Leipzig, për shërbimet e vushtrriasit.
Ndërkohë, në lojë për transferimin e futbollistit të krahut mbetet klubi anglez Aston Villa. Kartoni i ish-futbollistit të Vushtrrisë dhe Vitesses kushton rreth 20 milionë euro.