Rashica nuk ndalet, shënon supergol përballë Leverkusen

26 tetor 2019 | 22:46

Leverkuseni e Werder Bremeni kanë ndarë pikët, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes pas një autogoli nga Toprak.

Por, ishte Milot Rashica ai që barazoi shifrat në minutën e 40 të takimit me një goditje jashtë zonës së rreptësisë.

Werderi e nisi më mirë pjesën e dytë duke kaluar në epërsi në minutën e 48 përmes Klaassenit.

Por, pas dhjetë minutave vendasit arritën të gjejnë golin e barazimit përmes Alarios.

Pas këtij barazimi Leverkuseni është në vendin e tetë me 15 pikë, derisa Werderi në vendin e 12 ka 10 pikë pas nëntë javëve.

https://youtu.be/DV2S8Cr-I9o

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi nuk di të ndalet! Sulmuesi i Kosovës shënoi…