Rashica pritet ngrohtësisht nga tifozët e Beshiktashit (video)

16 gusht 2023 | 11:31

Milot Rashica ka arritur në Stamboll, ku në aeroport është pritur nga tifozë të Beshiktashit.

Ai dukej i lumtur me pritjen e ngrohtë që iu bë në Turqi. “Çfarë mesazhi keni  për tifozët e Beshiktashit?”, ishte pyetja që iu bë futbollistit nga gazetarët turq.

“Jam shumë  i lumtur dhe i emociunuar që ndodhem këtu” , pasoi përgjigjja që erdhi nga futbollisti i njohur kosovar.

Milot Rashica është transferimi më i ri i skuadrës turke, Beshiktash. Lojtari i Kombëtares së Kosovës, do të firmos kontratë 3 vjeçare me ekipin turk. Ai do të transferohet nga ekipi anglez ,Norvich City me vlerë mbi 5 milionë euro drejt skuadrës së Beshiktashit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje,…