Rashica qëndron në Galatasaray
11 maj 2023
| 13:37
Kontrata e futbollistit të Kosovës, Milot Rashica me Galatasarayn skadon në fund të muajit qershor.
Mediet në Turqi e bëjnë të sigurt që Rashica do të vazhdoj me Galatasarayn edhe për disa vite tjera.
Ai është i huazuar nga Norwich City – skuadër kjo që shpreson shitjen e kosovarit për 11 milionë euro dhe t’i mbush arkat e klubit për shkak të problemeve financiare. Rashica kërkohet edhe Burnley dhe Fenerbahçe.