Rashica qetëson tifozët: Lëndimi nuk është serioz
04 shtator 2018
| 14:16
Ylli i skuadrës së Werder Bremen, Milot Rashica ka bërë të ditur se lëndimi i vogël i pësuar në skuadrën gjermane nuk është serioz.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. E kam pasur një lëndim po nuk është shumë serioz. Jemi duke bërë gjërat e nevojshme dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë Rashica, i cili shihet si ndër armët më të forta në Përfaqësuesen e Kosovës.
/Epoka e re/