Rashica rikthehet ndaj Leipzigut
18 shtator 2019
| 09:22
Milot Rashica mungoi në tri ndeshjet e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi muskulor, por do të kthehet në fushën e lojës të shtunën
për ndeshjen kundër Leipzigut.
Lajmin e ka bërë me dije drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann.
“Miloti duket mirë. Ai duhet të jetë sërish në skuadër për ndeshjen në shtëpi kundër Leipzigut”, ka deklaruar Baumanni.