Rashica shënon dy gola dhe feston me shqiponjë (Video)
Paraqitje fantastike e Milot Rashicës në ndeshjen e javës së 13-të në Bundesligë, që Verder Bremeni i tij fitoi në transfertë 2-3 ndaj Volfsburg.
Shqiptari që aktivizohet tek Kosova, Milot Rashica zhbllokoi shifrat e takimit që në minutën e 13-të, ku shënoi me penallti, e më pas shkoi duke festuar edhe me shqiponjë.
Vendasit barazuan në minutën e 36-të me Ueghorst, por Bitenkurt shënoi vetëm 3 minuta më vonë për Verderin.
Ishte Uilliam ai që barazoi në minutën e 73-të për Volfsburgun, dhe takimi u duk sikur do përfundonte në barazim. Por, vetëm në minutën e 83-të, ishte sërish Milot Rashica që me të majtën shënoi golin e dytë personal, dhe i dha fitoren Verderit.
Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit shkon në vendin e 12-të, në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që tashmë Rashica shkon në kuotën e 6 golave në Bundesligë.