Rashica: Shumë i lumtur për debutimin në Bundesligë
04 shkurt 2018
| 14:59
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur me debutimin e tij me Werder Bremenin, në fitoren 1-2 në udhëtim te Schalke.
“Shumë i lumtur për debutimin tim në Bundesligë dhe shumë i kënaqur me tre pikët e fituara sot ndaj Schalkes. Falënderoj tifozët e Werderit, që më dhanë një përkrahje të jashtëzakonshme sot”, ka shkruar Rashica në rrjetin social “Instagram”.