![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/rashica.jpg)
Rashica, synim i Liverpoolit
20 shkurt 2020
| 14:18
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është synim i Liverpoolit. Lajmi i bujshëm publikohet nga gazeta prestigjioze gjermane “Bild”.
Sipas të përditshmes në fjalë, të kuqtë janë në kërkim të një alternative të vlefshme për të qenë zëvendësuesi i parë i treshes magjike të sulmit Salah-Mane-Firmino.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh nga Werder Bremeni, shifër që Liverpooli është i gatshëm ta paguajë. Pjesë e Liverpoolit është edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Kosova, Xherdan Shaqiri.