Rashica, vendimtar në fitoren e Bremenit
08 mars 2019
| 22:28
Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica ka qenë vendimtar sonte në fitoren e Werder Bremen ndaj Schalkes (4-2).
Mesfushori nga Vushtrria ka shënuar dy gola për Bremen, kurse nga një gol shtuan Max Kruse nga penalltia dhe Martin Harnik. Për mysafirët dy golat i realizoi Breel Embolo.
Pas kësaj xhiro Bremeni i Rashicës renditet në pozitën e tetë me 36 pikë, kurse Schalke katërmbëdhjetë me 23 pikë.
/Epoka e re/