Rashica viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe
26 tetor 2021
| 12:02
Ylli i Përfaqësueses s së Kosovës, Milot Rashica, e ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe. Futbollisti nga Vushtrria luan në Premierligë te Norwich City.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim sot në Ambasadë, futbollistin dhe krenarinë e kombëtares tonë, Milot Rashica”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
“E ngarkuara me punë znj. Arrita Gjakova i dëshiroi Milotit shumë suksese me paraqitjet e tij me Norwich City”, njofton ambasada.
Në postim ata thanë që puna dhe sukseset e Rashicës janë frymëzim për të gjithë brezat e rinj.