Rashica viziton FFK-në: Së bashku do të korrim suksese të reja
Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Milot Rashica e ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës ku është pritur nga kryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Poashtu në takim të pranishëm ishin edhe ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha.
“Drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesligë në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere. Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar kryetari Ademi dhe FFK-ja për ekipin përfaqësues. Ai ka shprehur besimin se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë së bashku në korrjen e sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
(V.Z / Epoka e re)