Rashiq: Do të takohem me Kurtin, kam disa propozime të pakëndshme
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 11 shtatorit.
Kështu ka deklaruar ai në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, në një linjë të drejtpërdrejt teksa ka thënë se është rrugës për të shkuar te kryeministri, e ku do t’i paraqesë disa propozime të cilat priten të jenë të pakëndshme
“Jam rrugës për te kryeministri, do t’i kemi disa propozime dhe të njëjtat fatkeqësisht nuk do të jenë të bukura. Kjo që po ndodhë te zëvendësi im, ai e ka sigurinë e tij në rrezik. Më duhet së pari ta bisedoj me kryeministrin, nëse kemi ndonjë kuptim të situatës, do t’i prezantojë me kohë ndoshta nesër nëse kemi marrëveshje”, ka thënë ai.
Rashiq, i bëri thirrje të dielën, siç e quajti ai, regjimit radikal të Serbisë ta lirojë drejtorin e ri të Komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, për të cilin tha se u arrestua më 9 shtator dhe po mbahet në Rashkë, jugperëndim të Serbisë.