Rashiq për Gjuriqin: Skandal i përgatitur që shkon në favor të Beogradit
Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për “Rubikon”, të “KTV”-së, ka thënë se është një skenar i shkruar nga të dyja palët.
Ndonëse, sipas tij, një situatë e tillë më shumë i ka interesuar Beogradit sesa Prishtinës.
“Ka dalë si një skandal, pasi Gjuriqi është një përfaqësues, për të cilin është marrë vesh në Bruksel. Ajo që ka ndodh ka qenë më shumë si një skenar, pasi kur e analizon prej të hënës deri sot, po duket sikur një skenar në të cilin ka pas detyrë secila prej palëve ta luajë rolin e vetë, për çka mund të përdoret si një arsye për ngritje të konfliktit”, deklaroi Rashiq.
“Të dyja palët”, ka thënë Rashiq, i pyetur se nga kush mund të jetë shkruar një skenar i tillë.
“Prapë politikanët kanë arritur të na bëjnë argatë të tyre ku ambientin e konfliktit e bëjnë brenda një dite”, nënvizoi ai.