Rashiq s’ka vija të kuqe për asnjë parti, thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë

15 shkurt 2025 | 14:28

Pas rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votat e deputetëve të minoriteteve do të kenë rol tepër të rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re. Lidhur me këtë ka folur kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, duke thënë se s’ka kufizime sa i përket bashkëpunimit me partitë politike lidhur me krijimin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se sigurisht që i pari me të cilin do të bisedojë do të jetë kreu i VV-së, Albin Kurti, por ka shtuar se është i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e tjera.

“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, ka thënë Rashiq për KosovaPress.

Partia e Rashiq, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar 3960 vota, të cilat përkthehen në një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prania e trupave të Ushtrisë Amerikanë në Evropë, duke përfshirë…