Rashiqi lavdëron Radomiroviqin
09 gusht 2023
| 08:28
Nenad Rashiq, ministër i për Kthim dhe Komunitete, ka folur për emërimin e Radojica Radomiroviqin si zv/ministër më 25 maj të këtij viti, por ditë më parë u raportua se ai ka qenë pjesë e luftës.
Rashiqi e ka quajtur këtë zv/ministër të përkushtuar dhe shumë institucionalist.
“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm”, ka thënë ai në Kanal 10.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Radomiroviqi nuk ka qenë i përfshirë në operacione luftarake, por ka punuar në staf civil si kontabilist.