
Rashiqi: Lista Serbe s’po bashkëpunon, serbët nuk është dashur të largohen nga institucionet
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Lista Serbe nuk po bashkëpunon dhe se është ndërtuar “muri i Berlinit” si pengesë.
Këto komente, Rashiq i ka bërë në debatin e mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë me temën: “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”.
Ai ka thënë se serbët nuk është dashur të largohen nga institucionet.
“Ata që janë larguar nga institucionet. Nuk është dashur që të largohen. Nuk e di a kanë mundësi që të kthehen serbët në veri të Kosovës. Kur ka ndodhur dhënia e dorëheqjeve numri i madhe i tyre është dashur të japin dorëheqje me shkrim. Së pari ne kemi humbur njerëzit dhe kohën. Nuk kemi nëpunës të cilët janë të licencuar. Duhet t’i kthemi vetvetes me aq sa kemi më atë të veprojmë”.
“… kam bashkëpunuar me Listën Serbe, por është ndërtuar një mur, muri i Berlinit. Kam qenë i vetmi për largimin e murit. Ne nuk kemi fituar asgjë, por duhet t’i kthehemi vetës të kemi dhe forcën ta mbrojmë veten edhe serbët në veri”, ka thënë Rashiqi, raporton “EO”.