Rashiqi: Serbët e Kosovës duhet ta iniciojnë dialogun për pajtim (Video)

02 tetor 2019 | 14:52

Bartësi i listës së koalicionit “Liria”, subjekt ky politik garues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka shpallur kandidaturën për kryeministër të vendit.

Siç ka thënë ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, kjo kandidaturë do të jetë test për demokracinë në Kosovë, por edhe për vetë atë si politikan.

Rashiqi ka thënë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet dhe të nisë dialogu ndërmjet dy vendeve.

Por, sipas tij, nismëtar të këtij dialogu duhet të jenë vetë serbët e Kosovës, të cilët duhet të përfshihen në këtë proces drejt arritjes së pajtimit të dy popujve, shqiptar dhe serb.

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/910645615988793/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se deri më…