Rashiqi tregon nëse do të jetë përsëri ministër në Qeverinë e Kosovës

15 prill 2025 | 10:35

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka thënë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re, teksa ka konfirmuar se do të votojë pro formimit të qeverisë Kurti.

“Siç e kemi thënë edhe më herët, unë do të votoj sepse konsideroj që një përfaqësim i madh në këtë moment është partia më e madhe shqiptare në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të jetë ministër, Rashiq është përgjigjur: “Besoj që po, sa i përket meje”.

Rashiq në qeverinë Kurti 2 ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë gra të famshme bënë histori dje kur udhëtuan në…