Rashit Qalaj emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

28 gusht 2018 | 16:53

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai është emëruar në këtë pozitë nga Qeveria e Kosovës me shumicë votash.

 Emërimi i tij vjen pas kalimit të ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, si drejtor në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI).
Qalaj deri me tani ka udhëhequr Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës.

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Arsim Gërxhaliun edhe për një mandat trevjeçar drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund e ka transferuar sulmuesin Paco Alcacer nga Barcelona.…