Rashit Qalaj shkarkohet nga pozita e drejtorit të policisë
16 tetor 2020
| 16:21
Rashit Qalaj është shkarkuar sot nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Në njoftim theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.