Rashit Qalaj, sinonim i drejtorit të hekurt

12 shkurt 2021 | 16:57

Shkruan: Mihane Hoxha

Tani, kur jemi drejt përmbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, qytetarët kanë mundësi të reflektojnë vetëm edhe një ditë mbi programet e ofruara nga partitë politike.

Pra, data 14 shkurt është momenti kur qytetari i drejtohet kutisë së votimit, përmes së cilës vendosë për mirëqenien dhe të ardhmën e tij. Dhe, këtë e vendosë përmes besimit të votës ndaj atyre që konsideron që mund të jenë zëri i tij, në Kuvend dhe jo vetëm.

Kujtojmë, që në momentin kur institucionet gjegjëse morën vendimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, krahas mobilizimit të elektoratit nga partitë politike, kemi parë edhe aderime të cilat kanë zgjuar reagime të shumta në publik. Shikuar të gjitha listat e të aderuarve nëpër subjektet politike, vërejmë që këtë herë më me fat del Partia Demokratike e Kosovës, të cilës iu kanë bashkuar njerëz dhe personalitete me kredibilitet të lartë-institucionalistë, profesorë universitar, ish gazetarë, kontributdhënës në periudha të rëndësishme të Kosovës, në veçanti pjesëmarrës në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë të cilët të ardhmën e tyre e shohin përmes rrugëtimit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kur jemi te aderimet sigurisht do të veçoja atë të ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, aderim ky i cili u pritë me komente të shumta. Në fakt, ky ishte aderimi i vetëm në këto zgjedhje që masën e zuri në befasi, për faktin që z. Qalaj njihej si veteran i UÇK-së dhe shumë i lidhur emocionalisht me uniformën e Policisë së Kosovës, krahas profesionalizmit të treguar për 21 vite me radhë, pra duke shërbyer në organizatën më të madhe të sigurisë, pra në Policinë e Kosovës.

Ku, prej gushtit të vitit 2018, Qalaj, mori drejtimin e këtij institucioni dhe me guximin e kontributin e tij të parezervë, përkundur shumë sfidave ka arritë me ngritë në nivel të lartë konsideratën për Policinë e Kosovës, duke u bërë institucioni me të cilin krenohemi të gjithë.

Një vendim politik i datës 16 tetor të vitit 2020 u bë sebep që Policisë së Kosovës t’i shkarkohet i pari i saj, Rashit Qalaj.

Sigurisht, ky shkarkim pa bazë ligjore nuk u pritë mirë nga opinioni publik por as nga shumica e zyrtarëve policorë. I ndodhur në një katrahur të tillë, ku politika selektive nuk kursen as atë i cili punon me ndershmëri në shërbim të qytetarëve dhe të vendit, Qalaj, vendosi t’i bashkohet PDK-së. Aderimin e tij e bëri publik përmes një konference për medie, më datë 14 janar të këtij viti. Gjatë konferencës në fjalë, Qalaj, e konfirmoi edhe dorëheqjen e tij nga Policia e Kosovës, madje e theksoi se përshëndetja e tij me uniformën të cilën e ka bartë me shumë krenari për 21 vite rreshtë ka qënë vendimi më i vështirë i jetës së tij.

Mirëpo, tutje Qalaj u zotua që përmes rrugëtimit të tij politik do t’i ndihmojë akoma më shumë institucionet e sigurisë, sidomos Policinë e Kosovës. Gjithashtu, u shprehë që do të jetë zë i fuqishëm i kërkesave të qytetarëve. Ndërsa, ditë më parë në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e Re”, Rashit Qalaj, ndër të tjerash potencoi, se: “Unë, pavarësisht faktit se zyrtarisht më nuk do të jem pjesë e Policisë së Kosovës, unë gjithmonë në zemrën time do të mbetem polic dhe do të jem zëri i tyre kudo dhe kurdo që është e nevojshme”.

Gjithsesi, nëse e shohim edhe nga një këndvështrim tjetër, aderimi i Rashit Qalajt, mund të konsiderohet një vlerë e shtuar në Partinë Demokratike të Kosovës, për faktin që figura e nderuar e tij, ka ndikuar që shumë qytetarë të reflektojnë dhe t’i bashkohen programit për Rimëkëmbje në zhvillimin ekonomik të Kosovës, të prezantuar pikërisht nga PDK. Pra, aderimi i Rashit Qalajt, nuk është një prurie e thjeshtë apo dosido dhe për këtë PDK duhet të ndihet me fat që tanimë në ombrellën e saj ka një personalitet të guximshëm dhe profesionist, si Rashit Qalaj, i cili është i gatshëm për t’i çuar tutje proceset të cilat janë në dobi të vendit.

Sepse, Rashit Qalaj e ka dëshmuar dashurinë për vendin si ushtar i UÇK-së, si polic dhe drejtues i Policisë së Kosovës.

Andaj, pa dyshim që do të triumfojë edhe në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen pasnesër më 14 shkurt, përmes së cilave besojmë fuqishëm që me besimin e qytetarëve do ta siguron ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e nivelit Bachelor dhe Master të institucioneve arsimore publike,…