Rashit Qalaj: Të rinjtë po ikin nga FSK, të mërkurën 7 ushtarë iu bashkuan Policisë së Kosovës

07 korrik 2022 | 23:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se të rinjtë gjithnjë e më pak duan t’i bashkohen FSK-së.

Duke folur në KTV, Qalaj ka thënë se të mërkurën e shkuar 7 pjesëtarë të Forcës kanë dorëzuar detyrën për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës.

“Ne e kemi interesimin e të rinjve të Kosovës shumë të vogël për t’iu bashkëngjitur FSK-së, në krahasim me 4-5 vjetët e ardhshme. Vetëm dje 7 persona kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja, e iu janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Qalaj.

Megjithatë, për Qalajn situata nuk është më e mirë as në Polici, për shkak të mungesave të shumta siç janë uniformat e jelekët antiplumb me afat të skaduar.

“Kjo nuk është normale në ditët e sotme. Sot kërcënimet janë shumë më të mëdha”, deklaroi Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur për…