Rashiti: Çdo hap i Osmanit drejt Kurtit do të ishte përfundim i karrierës së saj politike

19 shkurt 2025 | 12:19

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, e ka ftuar presidenten e Kosovës që të ketë kujdes në raport me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se çdo hap i Osmanit në drejt VV-së dhe Kurtit do të ishte nënshkrim i përfundimit të karrierës së saj politike.

Rashiti ka shkruar  “Facebook” se Osmani gjithmonë e ka opsionin e dorëheqjes dhe kandidimit për kryeministër.

“Çdo hap që Vjosa Osmani e bon drejt LV-së dhe Albin Kurtit ka me nënshkru fundin e parakohshëm të karrierës së saj politike, kur t’i marrim parasysh ndryshimet kulturore që po ndodhin n’Perëndim dhe që s’ka dyshim që kanë me prek edhe Kosovën për disa muaj a vite. Vjosa Osmani gjithmonë e ka opsionin me dhanë dorëheqje një vit para përfundimit të mandatit të saj si presidente, edhe me kandidu për kryeministre tash dhe me kriju një koalicion!”, ka shkruar Rashiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…