
Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit: LV-ja t’i propozojë tre kandidatë për kryetar të Kuvendit
29 prill 2025
| 12:08
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit.
Ai ka propozuar dhjetë opsione për tejkalimin e krizës në Kuvendin e Kosovës.
Rashiti ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë tre kandidatë për kryetar të Kuvendit dhe njërin prej tyre ta votojnë deputetët.
Rashiti ka paraqitur edhe mundësinë që një grup i deputetëve të dërgojnë pyetje në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, Rashiti ka propozuar që LV-ja të bëjë marrëveshje politike.
Postimi i plotë i Rashitit në “Facebook”: