Rashiti, diasporës: Më 9 shkurt thoni ‘JO’ socializmit në Kosovë

05 shkurt 2025 | 12:48

Deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit në Zvicër Korab Rashiti, i ka bërë thirrje diasporës atje që më 9 shkurt, të mos votohet “socializmi në Kosovë”.

Ai ka thënë se diaspora në Zvicër nuk mund të votojë kundër vlerave zvicerane që prej dekadash kanë sjellë mirëqenie dhe stabilitet!

“Zvicra është një vend i zhvilluar falë politikave të saj të tregut të lirë, mbështetjes ndaj sipërmarrjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të financave publike. Për dekada me radhë, diaspora jonë ka përfituar nga ky sistem dhe ka ndërtuar një jetë më të mirë në këtë vend. Atëherë, pse të votoni ndryshe për Kosovën? Të njëjtat ide sjellin të njëjtat pasoja! Kosova ka nevojë për zhvillim, investime dhe politika që çojnë përpara, jo për eksperimente të dështuara socialiste. Më 9 shkurt, thoni PO lirisë ekonomike dhe JO socializmit në Kosovë!”, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Prime-t Rozana ka debatuar me Gertën dhe i ka…