Rashiti: Nuk bëhen këso shaka me shtetin, shkarkime, falje e ndërrim vendimesh
Njohësi i rrethanave politike, Naim Rashiti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se nuk bëhen këso shaka me shtetin, shkarkime, falje e ndërrim vendimesh.
Rashiti ka thënë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen.
Postimi i plotë i Naim Rashitit:
Nuk bëhen këso shaka me shtetin, shkarkime, falje e ndërrim vendimesh…
Nuk është e qartë se a kanë pasur dorë, faj apo përgjegjësi ministri Sefaj dhe Drejtori i AKI-së Gashi për atë se çka ka ndodh me turqit.
Personalisht kam respekt për këta por diçka nuk ka shkuar mirë, dhe nëse kanë gabuar ata do të marrin përgjegjësinë politike. Për përgjegjësitë penale duhet të ketë hetim të veçantë.
Vendimet e qeverisë duhet të respektohen.
Tani duhet të kërkojmë njerëz të mirë, edhe më të mirë e të përgjegjshëm për këto dy pozita. Janë dy djem të cilët do të bënin shumë punë të mirë.
Të dy do të jenë kompetent, njohës të fushës dhe burokrat të mirë.
Kësaj here, kryeministri dhe presidenti nuk duhet të insistojnë në të surpriza.