Rashiti thotë se tani është çasti ideal për votimin e rezolutës për dialog
Analisti politik Naim Rashiti ka vlerësuar se tani është çasti i duhur që Kuvendi i Kosovës ta votojë rezolutën për dialogun me Serbinë e cila përfshin tri çështje të rëndësishme.
Sipas tij, kjo rezolutë do të përmbajë parimet kryesore për procesin e dialogut, emërimin e ekipit negociator gjithëpërfshirës si dhe komisionin ad-hoc parlamentar për ta mbështetur dhe mbikëqyr dialogun.
“Momenti ideal për ta votuar rezolutën për dialogun me Serbinë e cila përfshinë tri komponente: 1. Parimet kryesore për procesin e dialogut, 2. Emërimin e ekipit negociator gjithëpërfshirës i cili do të ketë edhe komponentat tjera; sekretariatin dhe grupet e eksperteve, 3. Komisionin ad-hoc parlamentar për ta mbështetur dhe mbikëqyr dialogun i cili do të udhëhiqet nga opozita. Ky komision do ta mbështes dialogun, ruaj konsensusin dhe përmbyll procesin, nëse ka marrëveshje…”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/