Rashiti: Vizita e Hamzës në ShBA, zhvillim i ri
08 gusht 2024
| 14:51
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” e konsideron zhvillim të ri vizitën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pa spekuluar rreth detajeve të takimit, Rashiti, ka thënë se “vizita dhe hapja e derës është me rëndësi” në kohën e zhvillimeve në veri.
Rashiti ka thënë se tensionet në veri ose marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës, institucioneve të Kosovës, me ShBA-në dhe Quint-in, kanë shkuar larg, ndërsa vlerëson se Kosova, nga moskoordinimi me aleatët e saj po dëmtohet shumë në rrafshin ndërkombëtar.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU