Rashkaj deklarohet për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë
Anel Rashkaj është deklaruar i kënaqur me grumbullimin te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, kundër Moldavisë dhe Greqisë.
Mesfushori ka qenë në listën rezervë të trajnerit Bernard Challandes, dhe pas problemeve të paraqitura me grumbullimin e lojtarëve, është ftuar. Rashkaj para nisjes për në Itali, ka thënë se skuadra do të bëjë maksimumin, për të marrë rezultatet pozitive.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk jemi mbledh në Kombëtare shkaku i pandemisë, është kënaqësi që jemi mbledhur prapë me lojtarët dhe trajnerët, është një situatë e vështirë jo vetëm për neve por për të gjitha kombëtaret në futboll, kemi probleme me klube që nuk na lejojnë lojtarët”, ka deklaruar Rashkaj.
“Në këtë situatë që jemi do të bëjmë maksimumin dhe presim të paraqitemi sa më mirë, së pari të koncentrohemi në ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj ndeshjen këtu në Prishtinë kundër Greqisë, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim rezultatin”, ka shtuar Rashkaj.