Rashkaj: Kosova mund ta mposhtë Bullgarinë

09 qershor 2019 | 15:36

Mesfushori i rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës, Anel Rashkaj ka vlerësuar se është mëkat i madh që “Dardanët” nuk e fituan ndeshjen ndaj Malit  të Zi.

Ish-kapiteni i Kosovës, ka thënë se tash gjasat janë të mëdha për fitore ndaj Bullgarisë.

“Kemi punuar të ndarë në dy grupe për shkak të ndeshjes që kishim me Malin e Zi. Ishte mëkat që nuk fituam në Podgoricë sepse e kishim lojën në dorë dhe krijuam shumë raste, andaj edhe jemi paksa të dëshpëruar. Megjithatë, tani duhet të përqendrohemi te ndeshja me bullgarët. Çdo ndeshje në kualifikime është e vështirë. E dimë se Bullgaria është ekip i mirë, por duke marrë parasysh ndeshjen e parë në Prishtinë duhet të jemi optimistë sepse ishim dukshëm ekip më i mirë”, ka thënë Rashkaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Kazakistan ka arrestuar dhjetëra protestues, teksa vendi mban…