Rashkaj: Presim rezultat pozitiv
04 qershor 2019
| 19:39
Anel Rashkaj është shprehur optimistë për duelin ndaj Malit të Zi.
“Për mua është kënaqësi që jam sërish pjesë e Kombëtares. Tani në grup janë shumë lojtarë që më parë nuk kanë qenë, por mendoj se kualiteti tani është shumë më i lartë. Shumicën e tyre i njoh, pasi i kam ndjekur të gjitha ndeshjet dhe më kanë pritur shumë mirë. Ekipi është në një seri të mirë. Kundër Bullgarisë munguan vetëm tre pikët sepse loja ishte shumë e mirë. Nëse i marrim parasysh ndeshjet e deritashme duhet të jemi optimistë”, ka thënë Rashkaj.