Rasid Mahalbasiq, MPV i javës në Superligë

24 mars 2025 | 14:14

Sigal Prishtina shënoi një fitore të rëndësishme në derbi ndaj Trepçës. Pas kësaj ndeshjeje, të dy skuadrat u barazuan me pikë në tabelë. Lojtarët më të dalluar të sfidës ishin Rasid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, si dhe Josh Nzeakor, i cili kontribuoi me 19 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Golden Eagle Ylli vazhdoi serinë e fitoreve, duke regjistruar të tretën radhazi kundër Pejës.

Lojtari më i spikatur i ndeshjes ishte Tulio Da Silva, i cili realizoi 19 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim, duke pasur indeksin më të lartë të sfidës. Bashkimi triumfoi ndaj Borës në “Sezai Surroi” pas një ndeshjeje të ekuilibruar, ku Mack Smith udhëhoqi ekipin me 18 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.

Vëllaznimi u rikthye te fitorja pas një përballjeje të vështirë ndaj Proton Cable Prizrenit. Më i dalluari i ndeshjes ishte Atik Koshi me 21 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim, duke qenë vendimtar për suksesin e skuadrës së tij.

MVP

Rasid Mahalbasic (Sigal Prishtina) – 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime (Indeksi 30)

Top 5

Rasid Mahalbasic (Sigal Prishtina) – 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime (Indeksi 30)
Josh Nzeakor (Sigal Prishtina) – 19 pikë, 6 kërcime, 2 asistime (Indeksi 28)
Mack Smith (Bashkimi) – 18 pikë, 9 kërcime, 4 asistime (Indeksi 27)
Tulio Da Silva (Peja) – 19 pikë, 13 kërcime, 1 asistim (Indeksi 28)
Atik Koshi (Vëllaznimi) – 21 pikë, 7 kërcime, 1 asistim (Indeksi 25)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë që pret formimin…