Rasim Demiri i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së

01 dhjetor 2020 | 11:53

Deputeti nga minoritetet, Rasim Demiri, i është bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në profilin e tij në “Facebook”.

“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Demiri vjen nga partia Vakat, që është e komunitetit goran

Demiri bënte pjesë në Grupin Parlamentar të 6+, por pas bashkimit të Veton Berishës në Nisma, grupi u shpërbë.

Po ashtu, nga 6+ ka dal edhe deputeti Adem Hoxha që iu bashkua Listës Serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëkohësisht kryetari i…