Rasim Selmanaj: Masakra në Dubravë paraqet krim kundër njerëzimit
21 maj 2019
| 12:44
I mbijetuari tjetër i masakrës në burgun e Dubravës deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka deklaruar se kjo masakër është kryer me urdhër të Qeverisë se Serbisë.
“Masakra në Dubravë në rend të parë paraqet krim kundër njerëzimit. Por, mos zbardhja e këtij rasti është dëshpëruese. Tani, kriminelët e Serbisë, bashkësia ndërkombëtare, ose t’i ndëshkojë, ose t’i shpallë heronj”, ka shtuar ai, duke rrëfyer ngjarjen e përjetuar gjatë masakrës së Dubravës.