Rasim Selmanaj njofton për vdekjen e një të riu nga Deçani
18 prill 2021
| 22:47
Ish-deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Rasim Selmanaj, me anë të një postimi në Facebook ka treguar për vdekjen e një të riu nga fshati Shaptej i Decanit.
Selmanaj, që një kohë ishte edhe kryetar i komunës së Decanit, i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lajm tronditës për vdekjen e të riut Alban Muslijaj nga Shaptej i Deçanit!”, shkruan ai.
“Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Muslijaj! Shpirti i tij u preht ne paqen e pasosun!”