Rasim Selmanaj shërohet nga Covid-19
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se është shëruar nga koronavirusi.
Ai ka thënë se ka qenë një eksperiencë mjaftë sfiduese për të dhe familjen e tij.
“Ndjej obligim të veçantë ta falënderoj gruan time, e cila për tri javë ishte me mua pa u hamendur për rrezikun e jetës së saj!”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Miq të nderuar,
Qytetarë të dashur!
Sapo ma konfirmuan nga Instituti se jam i shëruar plotësisht nga Covid-19!
Po ashtu, edhe në test kam rezultuar negativ.
Ju falënderoj nga zemra juve që me dërguat me mijëra mesazhe e telefonata për shërimin tim!
Faleminderit nga zemra për secilin prej juve!
Ndjej obligim të veçantë ta falënderoj gruan time, e cila për tri javë ishte me mua pa u hamendur për rrezikun e jetës së saj!
Faleminderit djemve të mi, motrës Safetit, Besimit dhe gjithë vëllezërve të mi për kujdesin sistematik!
Faleminderit familjes së gjerë Selmanaj!
Faleminderit doktor Salih Ahmeti!
Faleminderit doktor Ali Kuçi!
Faleminderit doktor Nysret Pepaj!
Faleminderit Atdhe Agaj që ishe në shërbim timin 24:00 orë, duke treguar respekt e dashamirësi pa kufi, FALEMNDERIT!
U jam shumë mirënjohëse të gjithëve!
Ishte për mua një eksperiencë shumë sfiduese.
Familja si gjithmonë mbetët e shenjtë! Faleminderit shumë!