Rast i rëndë në familjen Gjoci në Gjakovë: 43-vjeçari humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Ismail Efendia” në Gjakovë, ku një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal, ku edhe vdiq. I ndjeri ishte 42-vjeçar dhe dyshohet se vdiq në shtëpinë e tij.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ferhat Gjoci, i cili u dërgua i gjakosur në spital dhe përkundër intervenimeve të mjekëve, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Sipas informacioneve të para, 42-vjeçari është rrëzuar në banjon e shtëpisë së tij dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda, që nuk iu bëri ballë.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe kanë intervenuar menjëherë, pasi vdekjen e viktimës e kishte konstatuar ekipi mjekësor.
Lidhur me vdekjen e 42-vjeçari vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të nisin hetimet që zbardhin rrethanat e rastit.