Rast i rëndë në Milloshevë, dy fëmijë bien në pus, konstatohet vdekja e njërit, tjetri po kërkohet

16 qershor 2020 | 16:35

Një fëmijë ka vdekur në Milloshevë, pasi ka rënë në një pus me ujë, dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Lajmin për gazetën “Express” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rast i rëndë në Milloshevë, dy fëmijë bien në pus, konstatohet vdekja e njërit, tjetri po kërkohet
Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmiut rreth 10/12-vjeçar i nxjerr nga pusi”, ka thënë Hoxha.

Ai ka bërë me dije se janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në ujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ilaç i lirë dhe tejet i qasshëm, i quajtur…