Rast i rëndë për familjen Gjeli, humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua në Drenas
Sonte është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.
Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.
Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për një konfirmim zyrtar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.