Rast i rrallë ndodhë në Turqi: 105-vjeçarja mposht Covidin për vetëm pesë ditë
Një grua turke 105-vjeçare në Stamboll ka mposhtur koronavirusin për vetëm pesë ditë.
Pasi kishte vënë re simptomat si dobësi dhe humbje të oreksit, Huriye Başkapan, fëmijët dhe nipërit e saj kishin shkuar në spital për diagnostikim dhe trajtim.
Ajo ishte shtruar në spital kur testi i saj për Covid-19 kishte dalë pozitiv dhe ishin vërejtur probleme në veshkat dhe mëlçinë e saj. Vajza dhe një nip i saj ishin gjithashtu të infektuar me të njëjtin virus.
Përkundër moshës së saj dhe sëmundjeve kronike, ajo e ka mposhtur sëmundjen me një trajtim pesëditor. Anëtarët e tjerë të familjes së saj gjithashtu janë shëruar dhe janë kthyer në rutinën e tyre të përditshme.
“Sëmundja ime kaloi shpejt. Nuk mund ta kuptoja se çfarë ndodhi. Sapo më thanë që isha i infektuar me këtë virus”,ka thënë Başkapan.
Ajo ka falënderuar mjekët dhe shtetin turk. “Ata u kujdesën për ne në spital. Allahu u dhëntë atyre jetë të gjatë”, ka thënë ajo.
Ndërsa mjeku i saj, Emre Özge, ka thënë se i kanë dhënë “trajtim agresiv” Başkapan-it për dy ditët e para dhe kanë rishikuar trajtimin sipas testeve ditore të gjakut dhe ekzaminimeve fizike.
“Covid-19 mund të jetë fatal për pacientët e moshuar dhe me kushte themelore shëndetësore. Ajo i’u përgjigj shumë mirë trajtimit”, ka thënë Özge./AA/